Lajme

Syla: Kur e pa VV që s’e fitoi asnjë komunë nisi të shpërndajë para poshtë e lartë

10/28/2021 21:30
nga:Y I

Gazetari Valon Syla ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti për shtesa të pensionistëve e për konkurse në FSK.

Syla në të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të shpërndajë para, pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor ku doli se nuk kishte fituar asnjë komunë pa balotazh.

“Shihet qartë që Vetëvendosja kur e pa që në asnjë komunë nuk ka fituar pa balotzh, ka nisë me shpërnda para poshtë e lartë. Këto janë stilet e VV për të blerë vota qofte me shtesa qoftë me konkurse në FSK. Nuk jemi ne fortë në zor me i marrë 800 ushtarë sot. Vetëvendosja premtoi vende në ushtru për vota në Shtime”, tha Syla.

Vitia: Me 10 ditë fushatë s’bindet votuesi, do ishte befasi e këndshme po të fitoja në rundin e parë