Lajme

Syla godet ashpër VV’në: “Çka keni bo ju ‘poplli i Kurtit’ për liberalizim, ju jeni gërdia dhe marria e Kosovës”

06/23/2022 20:18
nga:Astrit Gashi

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes (VV), pas mos liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Syla ka qenë i ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke numëruar gabimet e tyre.

Ai ndër të tjera shkruan se VV’ja gënjeu për gjithçka.

“More Kllosharë… ju jeni gërrdia edhe marria e Kosovës. Fryyymmmaaa…”, ka shkruar Syla në fund.

Postimi i plotë:

Çka keni bo ju poplli i Albin Kurtit që me fitu Liberalizim të Vizave
1. Keni gjujtë bazukë e molotov drejt parlamentit, veç me mbërri në pushtet.
2. Keni gjujtë lotësjellës mi pengu vendimet që i morrët pastaj vet masi e humbët kohën.
3. Keni rrejt për gjithçka.
4. I keni mbledh krejt budallët dhe llaskucat e partive të tjera, e kishe jeni ndryshimi.
5. Edhe hala vazhdoni me shitë kopalla, pa marrë asnjë hap as një vendim, për shtrejtimin e çmimeve, krizën ekonomike me pako të rimëkëmbjes, energjetikën dhe rritjen e rrogave minimale.
6. Keni kallxu poshtërsi dhe ligësi, përveç budallakisë.
Çka pritët. Çka keni bo ju që me ju jep dikush diçka?
More Kllosharë… ju jeni gërrdia edhe marria e Kosovës. Fryyymmmaaa…