Lajme

Syla gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, takohet me bashkatdhetarë

06/17/2024 10:01
nga:G C

Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Ambasadën e Kosovës në këtë vend, ku u prit nga ambasadori, Martin Berishaj, i cili e njoftoi për angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe gjithë stafit.

Më pas, ata bashkarisht zhvilluan takim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci, të cilët japin një kontribut të çmuar në shtetin ku jetojnë dhe përherë mbajnë lidhjet e tyre të shumta me atdhe.

Në këtë takim, Syla i njoftoi mbi të arriturat e ministrisë së Mbrojtjes gjatë viteve të fundit, thekson nº një njoftim kjo ministri.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri pati një takim të ngrohtë me ish gjeneralin e ushtrisë kroate, Rrahim Ademin.

“Gjeneral Ademi vuante në shëndet pasojat e luftës, por ato pasoja na bëjnë krenar të gjithëve dhe reflektojnë rolin e jashtëzakonshëm të tij në historinë tonë të përbashkët” theksoi Syla.