Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka komentuar situatën e jashtëzakonshme të krijuar në Deçan pas helmimit të rreth 1 mijë e 500 personave.
Syla në një postim në Facebook ka thënë se deçanasit i thyejnë gypat për të vjedhur ujin e pijshëm dhe për t’i ujitur arat e tyre.
Në këtë formë, sipas Sylës dëmtohet rrjeti dhe në momentin kur ka të reshura, ato bien në plehun e arave dhe kombinimi në këtë formë futet në vrimat ku është dëmtuar gypi.
Postimi i plotë:
Krejt Deçani paska dalë me fol nëpër TV, gazetarë e fshatarë e krejt.. por asnjoni s’pe tregon që gypat e ujit deçanasit i thejnë per me vjedhë ujin e pijshëm për vada me i vaditë arat, kështu duke e demtu rrjetin.
Pastaj të rreshurat, breshëri kur binë plehun e arave dhe vijat e tjera futen ne ato bira ku është dëmtuar rrjeti madje edhe jazet e ujrat e zeza.
Po i dëgjoj sa filmi po bohet e sa dyshimi, por askush spo kallxon që e kanë vjedh ujin, e kanë dëmtu rrjetin dhe si pasojë e kanë marrë Deçanin në qafë. Se për male dihet që e vjedhin edhe si lajmëron askush. Mbrone hajninë, po mos boni panikë, e filma se seriozisht është marre.