Lajme

Syla: Bashkë me partnerët tanë qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide

10/02/2024 10:37
nga:G B

Ka nisur punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”.

Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike.

Aty u përmendën edhe sukseset që i ka shënuar FSK-ja ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Gjithashtu u vlerësua lart edhe kontributi i partnerëve të shtetit të Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, në fjalën e tij tha se bashkë me partnerët qëndrojnë të palëkundur përballë çdo sfide.

“Jemi të ndërgjegjshëm se rruga drejt paqes dhe stabilitetit kërkon përpjekje të vazhdueshme, gatishmëri dhe besnikëri ndaj vlerave tona të larta. Dhe pikërisht këto cilësi janë ato që e bashkojnë Forcën e Sigurisë dhe Parterët tanë”, tha Syla në fjalimin e tij.