Lajme

“Do ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit” – Analistët politik: Kurti ka shkelë të gjitha premtimet

12/27/2023 16:04
nga:N K

Analisti politik, Fidan Ukaj, komenton deklaratën e VV-së, ku thanë se janë të gatshëm për zgjedhjet e parakohshme dhe se do ta tejkalojnë rezultatin e 14 shkurtit, raporton Gazeta Blic.

Ukaj në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ambiciet e çdo subjekti politik janë që të jenë të parët nëse zgjedhjet do të mbaheshin eventualisht, por se zgjedhjet kanë dëshmuar se nëse në zgjedhjet nacionale merrë mbi 50 % si subjekt politik, në zgjedhjet lokale do marrësh vetëm 4 komuna për të qeverisur.

“Ambiciet e çdo subjekti politik janë që të jenë të parët nëse zgjedhjet do të mbaheshin eventualisht, por se zgjedhjet kanë deshmuar se nëse në zgjedhjet nacionale ke marrë mbi 50 % si subjekt politik, në zgjedhjet lokale do marrësh vetëm 4 komuna për të qeverisur, e kjo tregon se qytetarët nuk votojnë me emocion por me arsye”, tha ai.

Ukaj u shpreh se VV për të marrë përkrahje të qytetarëve duhet të kenë një arsye për ta votuar prapë atë.

Prandaj VV-ja nuk duhet të ndihet aq komode se mund të marrë të njëjtën përqindje që e kishte apo më shumë, sepse për ta marrë atë përkrahje, qytetarët duhet të kenë një arsye për ta votuar prapë VV-në“, potencoi Ukaj.

Tutje analisti politik vlerëson se në qeverisjen e Kurtit ka pasur korrupsion, nepotizëm, mos punë të ministrave, e përpos këtyre edhe atë të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Për këto vite të qeverisjes së VV-së kishim korrupsion, nepotizëm, mos punë të ministrave, e po ashtu stagnim të ekonomis e zhvillimit, shkelje të të gjitha premtimeve me të cilat kryeministri ka ardhur në pushtet, shtoja kësaj edhe sanksionet e vendosura nga BE- ja, dhe pyetja legjitime që do duhej të shkrohej është se cila është arsyeja për ta votuar prapë VV-në. Edhe pse mendoje se VV-ja do të dilte e para nëse eventualisht do mbaheshin zgjedhjet, mendoje se nuk do ta arrinë rezultatin e zgjedhjeve të fundit nacionale e asesi t’a tejkalojnë një rezultat të tillë”, tha Ukaj për Gazeta Blic.

Ndërsa, analisti politik Arbnor Sadiku, deklaron se VV-ja do jetë partia që do të prijë edhe njëherë skenës poltike në Kosovë si partia e parë e cila mund të shkoj deri në 38 apo 40 % të votave.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Sadiku potencoi se Vetëvendosje duhet të shkoj në zgjedhje para se të krijojë Zajednicën pasi që të krijohet ky monstrum karshi sistemit politik të Kosovës, atëherë do të ketë rënie të madhe të VV-së.

“Para së gjithash Vetëvendosje duhet të shkoj në zgjedhje para se të krijojë Zajednicën pasi që të krijohet ky monstrum karshi sistemit politik të Kosovës, atëherë do të kemi rënie të madhe të VV-së, andaj është e vërtetë se do jetë partia që do prijë edhe njëherë skenës politike në Kosovë si partia e parë e cila mund të shkoj deri në 38 apo 40 % të votave. është me rëndësi të shihet se cila do jetë rezultati i opozitës dhe kush do t’i prijë opozitës në të ardhmen LDK apo PDK, dhe të ketë së paku 25 % të votave, dhe më pas do kemi më të qartë partin prijëse në pozitë dhe opozit”, përfundoi Sadiku.

Kurti: BE-ja e Vuçiqi e humbën shansin me 26 tetor, isha i gatshëm ta nënshkruaj Asociacionin

Sherifi për VV-në: Lojëra psikologjike dhe arrogancë, po të ishte e gatshme do t’i shpallte zgjedhjet këtë vit – votuesit do ta ndëshkojnë