Sporti

Swiatek turpërohet në Madrid, mposhtet 6-1, 6-1 nga Coco Gauff

05/01/2025 17:24
nga:Lorik J

6-1 dhe 6-1 në 64 minuta. Një humbje për t’u mbajtur mend në WTA 1000 Madrid Open për Iga Swiatek.

Një ditë më parë, ajo ishte rikuperuar nga një disavantazh 0-6, duke mposhtur amerikanen Madison Keys, fituese të Australian Open të fundit. Kjo i lejoi asaj të hynte në gjysmëfinale.

Por Swiatek ishte një kafshatë e lehtë për amerikanen 21-vjeçare Coco Gauff, numri 4 në botë. Kampionia e US Open 2023 mundi lojtaren 23-vjeçare polake Iga Swiatek , e renditur e renditur numri 2.

/GazetaBlic Sport