Këtë të shtunë, Sven-Goran Eriksson do të jetë trajner i skuadrës së legjendave të Liverpool-it ndaj Ajax-it, në një ndeshje solidariteti.
Ish trajneri i Anglisë së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri terminal dhe, në atë kohë, deklaroi se gjithçka që do të dëshironte ishte të drejtonte skuadrën e Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.
Në konferencën për shtyp që prezantoi këtë ndeshje, Eriksson zbuloi se po jetonte “një ëndërr” dhe se është i lumtur që do të “festohet” derisa është gjallë.
View this post on Instagram