Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka vizuar disa pjesëtarë të policisë së Kosovës në Veriun e vendit, raporton Gazeta Blic.
Sveçla ka thënë se këta pjesëtarë të policisë së Kosovës po mbrojnë sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.
Reagimi i plotë:
Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm.
Faleminderit!


