Lajme

Sveçla viziton Jarinjen dhe Koshtovën

11/12/2022 17:21
nga:G B

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atje ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Xveçla ka deklaruar se garanci për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë janë vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës.

Postimi i tij i plotë:

Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.