Lajme

Sveçla uron ShBA-në në 248-vjetorin e pavarësisë: Sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm

07/04/2024 09:04
nga:G C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre.

Sveçla shprehet se sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm i ShBA-ve, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”, shkruan ministri në Facebook.