Lajme

Sveçla uron 28 Nëntorin: Sot nderojmë burrat e gratë, djemtë e vajzat që sollën lirinë tonë

11/28/2023 09:49
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar 28 Nëntorin, ditën e Flamurit.

Sveçla në Facebook tha se “28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin tonë pasi bartë në vete gëzimin e pavarësisë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, e momentin historik të popullit tonë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Derisa ka thënë se sot nderojmë të gjithë burrat e gratë, djemtë e vajzat që sollën lirinë, e që siç tha ai, duke dëshmuar që në çdo ditë të punës të udhëzohemi nga idealet e tyre.

“28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin tonë pasi bartë në vete gëzimin e pavarësisë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, e momentin historik të popullit tonë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nderojmë sot të gjithë burrat e gratë, djemtë e vajzat që sollën lirinë tonë, duke dëshmuar në çdo ditë të punës sonë që udhëzohemi nga idealet e tyre. Gëzuar Pavarësinë shqiptarë kudo që ndodheni!”, ka shkruar ai.