Lajme

Sveçla: “Tregu i Gjelbër”, përfaqeson dhe simbolizon më së miri qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës

09/02/2024 19:29
nga:N K

Shefi i Grupit të asambleistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla thotë se gjendja aktuale e tregut qëndron pa kushte minimale si për tregtarët ashtu edhe për konsumatorët.

Sveçla në një prononcim për GazetaBlic vlerëson se ky treg e përfaqëson më së miri qeverisjen e LDK-së, për këto tri vite qeverisje.

“Përveç se si pamje e shëmtuar, gjendja e aktuale e tregut nuk ofron as kushtet minimale as për tregtarët e as për konsumatorët. I ndodhur në pjesën e vjetër të qytetit, vetëm 100 metra largësi nga zyra e kryetarit Rama, gjendja e “Tregut të Gjelbër” përfaqeson dhe simbolizon më së miri qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Përparim Ramës për këto 3 vite në Prishtinë”, tha Sveçla.

Tutje, ai shton se në këtë drejtim, e gjitha çka është bërë nga kryetari Rama është vetëm një vizatim shtesë i cili ka ngjashmëri me projekt-prezantimin e ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Edhe premtimi për tregun e ri, si shumica e premtimeve tjera të Përparim Ramës dhe partisë së tij LDK, kanë mbetur të pareaalizuara. E tëra çfarë është bërë në këtë drejtim është një vizatim shtesë i “Arkitetkit të Kryeqyterit” i prezentuar si projekt i tregut të ri e që në fakt është kopje identike, me rreth 90% ngjajshmëri, nga një projekt i prezentuar para shumë viteve nga ish-kryetari Shpend Ahmeti”, tha ai.

Sipas, Sveçlës tani pushtetit komunal janë duke u dëshmuar prioritet e tyre, dhe se të njëjtat nuk i ka në sinkron me nevojat e qytetarëve.

Foto e ilustruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama se si do të jetë “Tregu i Gjelbër” në kryeqytet
Gjendja aktuale e Tregut të Gjelbër, foto të publikuara nga Shefi i Grupit të asambleistëve nga radhët e VV-së në Prishtinë, Gëzim Sfeçla

/GazetaBlic/