Lajme

Sveçla thirrje mërgatës të regjistrohen si votues: Bëhuni pjesë e vendimarrjes së përbashkët

12/08/2024 16:06
nga:G C

Tashmë kur kanë mbetur edhe dy muaj që nga zgjedhjet parlamentare në vend, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare që të regjistrohen si votues nga jashtë.

“Kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët”, shkroi Sveçla.

Gjer më tash Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë regjistruar mbi 25 mijë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet parlamentare ndërsa afati për regjistrim mbyllet më 26 dhjetor.