Lajme

Sveçla: Sulmet ndaj Policisë rrezikojnë jetë, autorët do të vihen para drejtësisë

05/31/2023 22:17
nga:G C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dënuar sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ai në Twitter tha se akte të tilla rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit.

Teksa theksoi se autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë.

“Dënojnë ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan nga grupet kriminale të maskuara të drejtuara nga Beogradi. Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, shkroi Sveçla.

Ndryshe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë protestave të sotme në komunat veriore, një zyrtar policor ka pësuar lëndime si pasojë e mjeteve të forta që janë përdorur.