Lajme

Sveçla: Sulmet ndaj Policisë në veri kanë për qëllim destabilizimin e vendit

04/29/2022 10:45
nga:N M

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ka krijuar pasiguri tek qytetarët atje.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Sveçla tha se policia është angazhuar që në vend të jetë një situatë stabile.

“Është e vërtetë që sulmet ndaj Policisë së Kosovës kanë sjell një ndjenjë pasigurie tek qytetarët atje. Angazhimi i suksesshëm i Policisë së Kosovës ka bërë që të kemi një situatë stabile. Policia në çdo cep të Kosovës është për të mbrojtur ligjshmëri dhe për të siguruar qytetarët pa kurrfarë dallimi”, ka thënë ai.

“Këto veprime janë bërë për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë. Kemi bllokuar disa rrugë të cilat kanë pamundësuar kontrabandat, këto sulme synojnë të shkaktojnë panik tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në vend. Kemi rritur aktivitetet hetuese në atë zonë për zbulimin e autorëve të këtyre sulmeve” tha ai.

Më tutje, ministri tha se policia po ballafaqohet me vështirësi të mëdha.

“Policia e Kosovës ballafaqohet me vështirësi që janë të mëdha, shumë shpesh të paarsyeshme, por ne po bëjmë çdo gjë që është e mundshme që ato t’i tejkalojmë”, deklaroi ai.

Osmani takon kongresistin Issa, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO