Lajme

Sveçla refuzon të flas para gazetarëve: Për çdo ditë jam në Mitrovicë, a s’pe dini a?

12/13/2022 16:42
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se çdo ditë është duke qëndruar në Mitrovicë për shkak të situatës së krijuar.

Ai sot u pa në Mitrovicë, por pyetjes se pse ka shkuar atje, iu përgjigj shkurt.

“Për çdo ditë jam në Mitrovicë, a s’pe dini a?”, tha ai për gazetarët, duke refuzuar të flasë më shumë.