Lajme

Arrestohen edhe 2 persona për dhunimin e 11 vjeçares, Sveçla: Dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal

08/29/2022 19:46
nga:G B

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, nga pesë meshkuj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Faebo0k, ai ka thënë se nga Policia e Kosovës ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër, derisa ka njoftuar se janë arrestur dhe 2 të tjerë.

‘Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal’, ka shkruar ministri.

Postimi i tij i plotë:

Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë.

Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.