Lajme

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

05/13/2025 13:30
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin Gerard McGurk, i cili ka marrë detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut.

Me këtë rast, Sveçla falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pranuar nga OSBE.