Lajme

Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe po rrisim sigurinë për qytetarët

12/02/2025 14:53
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ndërsa po mbyllen rrugët e kontrabandës dhe kërcënimeve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, njëkohësisht po hapen shtigje të reja për qytetarët dhe institucionet e rendit, me qëllim të shtimit të sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve të Kosovës, raporton GazetaBlic.

“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njejtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit, për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë”.