Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se shfrytëzimi i 11-vjeçarës është bërë për më shumë se një vit dhe nga shumë persona.
Sveçla në T7 tha se Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me rastin.
“Ky është një rast jashtzakonisht i rëndë, është duke u hetuar intenzivisht dhe thellë. Tashmë kam kërkuar nga IPK që të bëj hetimet e saj mbi veprimet dhe mosveprimet apo gabimet e pOlicisë së Kosovës në këtë rast. Unë publishkisht zotohem se cilido lëshim i cilido pjestari i cili është pjesë ë MB është fajtor me dashje apo pa dashje për këtë rast patjetër që do të ndëshkohet.
Është shfrytëzim i një fëmiju tonë për më shumë se një vit dhe prej shumë personave”, tha ai.
Ndër tjerash, Sveçla njoftoi se është i ditur identiteti edhe i njërit person, ku pritet intervenimi i Policisë së shpejti.
“Ka indikacione që bëhet fjalë për shumë persona. Policia është duke hetuar për personat shtesë, personat tjerë, nuk do të lëmë gurë pa lëviz për ta zbuluar secili vec e vec e për t’i vënë ata para drejtësisë. Edhe për 1 dihet pak a shumë identiteti pritet që Policia të veprojë shpejt”, tha ai.


