Lajme

Sveçla për Përparim Ramën: Është i fokusuar vetëm në tenderë dhe proceduara gjyqësore

03/16/2025 15:29
nga:Genita C

Shefi i asamblesë së VV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Svecla, ka kritikuar qasjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka theksuar se kjo qasje po çon në procese arbitrazhi që do të dëmtojnë financat e komunës dhe do të rëndojnë qytetin me borxhe gjyqësore për vite të tëra.

Sveçla theksoi gjithashtu se asnjë projekt i nisur nga Rama nuk ka përfunduar, duke përfshirë shkollat që ai ka premtuar, dhe se Rama duket të jetë më shumë i interesuar në hapjen e tenderëve dhe procedurave gjyqësore sesa në zhvillimin real të qytetit.

“Kjo qasje e Përparim Ramës na çon në procese të arbitrazhit, ku dëmtohet komuna e Prishtinës, ku për vite të tëra do të mbajmë barrën e obigimeve gjyqësore të cilat do t’i paguajmë. Ndërsa, në anën tjetër kemi ngecje në zhvillimin e qytetit, s’ka përfunduar asnjë projekt që është nisur nga Rama, madje as një shkollë, nga gjashtë që i ka premtuar, nuk ka fillu dhe nuk ka përfundu në mandatin e tij”, tha ai.

“Përparim Rama është i interesuar veç për një gjë, të hap një tender, ta shpall një fitues e pastaj procedurat tjera në rrugë gjyqësore”, shton Sveçla për GazetaBlic.