Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk në Prizren nga disa të rinj.
Sipas Sveçlës, ky ishte një veprim i papranueshëm dhe se policia ka reaguar me kohë duke bërë arrestimin e të dyshuarve.
“I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njëjtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sveçla tha se veprime të tilla dëmtojnë vlerat e Kosovës.
“Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”, ka shkruar tutje ai.