Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë për vajzat dhe gratë në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai tha se historia e vendit është e mbushur me sakrifica dhe kontribut të grave, të cilat, sipas tij, kanë qenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për liri.
Sveçla vlerësoi edhe rolin e grave në institucionet e sigurisë, veçanërisht në Policinë e Kosovës, duke theksuar angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe për garantimin e sigurisë së tyre.


