Lajme

Sveçla pas arrestimit të shtetasit gjerman me 43 armë: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve e palëkundur

11/11/2026 14:04
nga:L J

Një operacion i suksesshëm Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka rezultuar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar armët dhe depon ku janë sekuestruar ato.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur. Institucionet tona po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë, të vendit tonë dhe më gjerë. Sundimi i ligjit nuk ka kompromis. Do të vazhdojmë me vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, shkruan Sveçla në reagim.