Lajme

Sveçla paralajmëroi arrestimin e Vuçiq-it, reagon Petkoviq

06/30/2024 17:22
nga:G B

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është shprehur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën se ai po frikësohet nga posterët e ngjitur të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

Tutje ai shprehet se Sveçla për këtë po e kërcënon Vuçiqin me arrestim, por sipas Petkoviq, Sveçla vetëm mund të mburret në rrjetet sociale.

“E para, Kurti nuk kishte guxim të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiqin, ndërkaq , tani Sveçla është frikësuar edhe nga posteret me figurën e Aleksandar Vuçiqit të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim! E vetmja gjë që ai mund të bënë është të mburret nëpër rrjetet sociale”, ka theksuar Petkoviq në rrjetin social “X”