Lajme

Sveçla: Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste

12/10/2022 16:55
nga:Astrit Gashi

Ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka ndaluar të shtunën në pikën kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, Dejan Pantiq.

“I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se Pantiq akuzohet për “kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.

Ai tha se grupe ekstremiste, që kanë për qëllim parandalimin e vendosjes së drejtësisë, janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.