Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare të Vërmicë, raporton GazetaBlic.
Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarëve të Policia e Kosovës, duke theksuar se në këto momente të vështira institucionet qëndrojnë pranë familjes.
Ai u bëri gjithashtu thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për të parandaluar tragjedi të ngjashme, ndërsa vlerësoi përkushtimin e policit Gashi në shërbim të Republikës së Kosovës deri në momentet e fundit të jetës së tij.


