Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sapo ka vizituar Mitrovicën, kjo vizitë vie pas shpërthimeve të djeshme në veri të vendit, pas vendosjes së zyrtarëve të KQZ-së në katër komunat veriore.
Sveçla mbi Urën e Ibrit tha për gazetarët se absolutisht janë të gatshëm për zgjedhjet në veri.
“Absolutisht që po, absolutisht ne kemi kapacitete me i mbajtë zgjedhjet.”, u shpreh Sveçla.
Zgjedhjet në komunat veriore pritet të mbahen me 18 dhjetor, gjersa ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, teksa ka kërkuar shtyrjen e tyre.
Sveçla ka komentuar edhe këtë deklaratë të Hovenierit ku thotë se institucionet e Kosovës vendosin për këtë çështje.
Në anën tjetër, Sveçla thotë se e respekton qëndrimin e Hovenierit dhe lidhur me këtë ngjarje, ai ka paralajmëruar konferencë për medie që do të mbahet të mërkurën pasdite.
“Situata është e qetë. Kam ardhur për t’i koordinuar punët. E respektojmë qëndrimin e ambasadorit amerikan, por janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Sveçla./GazetaBlic/
Shtyrja e zgjedhjeve në Veri, vjen lajmi i fundit nga Presidenca


