Lajme

Sveçla në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Në këtë ngjarje historike u vendosën themelet e bashkimit tonë

06/10/2024 22:17
nga:G C

Në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar ngjarjen e rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve.

“146 vite më parë u organizua një nga ngjarjet më të rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhja e Prizrenit. Në këtë ngjarje historike të organizimit të veprimtarëve tanë, si vijimësi e rilindjes sonë kombëtare, u vendosën themelet e bashkimit tonë. Pra, në historinë tonë ky organizim përfaqësues i shqiptarëve nga të gjjtha trevat, u kthye në gurthemel të përpjekjeve tona për çlirim e bashkim,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai e ka konsideruar këtë organizim si themel të bashkimit tonë.

“Edhe këtë vit, në 146 vjetorin e organizimit të Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë veprimtarët tanë, guximi, organizimi, qëndrimet dhe kthjelltësia e mendimeve të së cilëve vazhdojnë të na udhëzojnë çdo ditë dhe për të ardhmen tonë. 10 Qershor 1878 ,10 Qershor 2024, Lidhja është gjallë!”