Lajme

Sveçla me “Marakli t’Biciklave” shkojnë në Bërnjak, bënë homazhe te pllaka e heroit Enver Zymeri

05/25/2024 20:06
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit “Marakli t’Biciklave”, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, zëvendësministren Daulina Osmani e drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, me biçikleta kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovcës.

Sveçla tha se gjatë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive, ndërsa bënë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri.

“Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth”, shkroi Sveçla,