Lajme

Sveçla: LDK-ja po pamundëson mbajtjen e seancës për zgjedhjen e kryesuesit të ri, situatë si në vitet 90-të

03/14/2024 12:38
nga:N K

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka adresuar kritika në drejtim të partisë në pushtet.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po pamundëson mbajtjen e seancës ku pritet të zgjidhet kryesuesi i ri. Sveçla krahasoi këtë situatë me atë të vitit 1990, kur regjimi serb pamundësoi hyrjen e delegatëve në Kuvend.

“Siç po e shihni jemi para një situate që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosove prej vitit 1999 prej pas luftës kur të zgjedhurit të qytetarëve ju pamundësohet dhe në çdo formë i sabotohet mënyra ose procedura për mbajtën e një seance të thirrur në mënyrë të rregullt dhe konform të ligjit të Kosovës.

Me të vërtet është shumë e dhimbshme por nuk ka analogji më të mirë se kjo që ndodhi sot në korrikun e vitit 1990 ju patë pamundësua hyrja në Kuvendin e Kosovës pak a shumë e njëjta ngjarje na ndodhi sot përveç se nuk na u pamundësua na u pamundësua puna siç procedura u zhvillua në mënyrë të rregullt tani jemi në fazën e përpilimit të fletëvotime dhe do të përfundojë procesi i kryesuesit të ri”, u shpreh Sveçla për Ekonomia Online.