Lajme

Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij

09/19/2024 21:54
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar doganierin e misionit të EULEX’it, Audrius Šenavičius, i cili u vra 11 vjet më parë në afërsi të Zveçanit.

Sveçla tha se në këtë përvjetor qëndrojnë pranë familjes Audrus dhe kolegëve të tij.

Ai tha se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.

“11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Šenavičius. Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë. U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.