Lajme

Sveçla konfirmon se është shtuar prezenca e policisë në veri

12/08/2022 21:42
nga:Astrit Gashi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar prezencën e shtuar të policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sveçla shkroi se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit dhe se ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.
Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.