Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është informuar për plagosjen e dy serbëve në veri, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se policia ka dyshime të bazuara mbi dorasin, që po ashtu është serb, pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Sveçla ka thënë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që dorasi i këtij sulmi të sillet para drejtësisë.
Postimi i tij i plotë:
Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.
Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.


