Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu ka kundërpërgjigjur ish-kryeinspektorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadanit.
Sveçla i ka mohuar pretendimet e Ramadanit, se është sulmuar në fillim të korrikut me AK47 gjatë një vizite në liqenin e Ujmanit.
“Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë productive”, ka shkruar Sveçla në Favebook.
Postimi i plotë: