Lajme

Sveçla: Fushata dezinformuese e Beogradit, për të arsyetuar veprimet kriminale, nuk ka të ndalur!

12/16/2022 19:30
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas lajmeve që vijnë nga Serbia se Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-polic serb

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë”

Sveçla në reagimin e tij ka thënë se fushata dezinformuese e Beogradit për të arsyetuar veprimet kriminale nuk ka të ndalur.

“Lajmet” e porositura se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët, si pjesë e orkestruar e fushatës dezinformuese, po përdoren si mjete për të arsyetuar pretendimet e hapura territoriale të Serbisë, barrikadat dhe për të frikësuar qytetarët tanë serb. Nuk ka lista të tilla. Ne nuk përpilojmë aso listash. Në Republikën tonë demokratike, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit” shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: