Lajme

Sveçla e shpall person “non grata” gazetaren ruse, Daria Asmalovan

08/07/2022 10:43
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës gazetaren ruse, Daria Asmalovan, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka thënë se asaj i ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vite dhe me të njëjtat masa do të përballen të gjithë ata që tentojnë ta destabilizojnë vendin tonë.

Postimi i tij i plotë:

Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.