Lajme

Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj Policisë në pikat kufitare në veri

04/15/2022 10:14
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 20 ka ndodhur një sulm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe AK- 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor dhe qytetarëve.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur katër sulme.

“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhë një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për ta kryer ndërrimin në pikat kufitare. Ky Sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe pako AK-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve tanë. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodh duke vendosë iriqa metalikë në rrugën nacionale në kohën e njejtë me sulmin e sotëm me qëllim të pamundësojnë punën e policisë”, tha Sveçla.