Lajme

Sveçla dhe drejtori i AKI-së në Qeveri në ditën e verdiktit për katërshen e UÇK-së

09/16/2026 09:03
nga:L J

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar mëngjesin e sotëm në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Brenda objektit të Qeverisë është parë edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Prania e tyre në Qeveri vjen në një ditë kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ende nuk dihet nëse takimi i Sveçlës dhe Ajetit lidhet me zhvillimet rreth shpalljes së aktgjykimit në Hagë./Klankosova.tv