Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka akuzuar Komunën e Prishtinë se po paguan shumë shtrenjtë për projektimin e hapësirave të gjelbra.
Ai ka dhënë edhe disa shembuj se si po ndodhë kjo.
“Projektimi i hapësirave të gjelbra, bazuar në kontratën e “Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë: Sipërfaqja 1HA = 222.500,00 euro ose 22,25€/m2 Projektimi i hapësirave të gjelbra në Gjermani, bazuar në çmimet referente për shërbimet e arkitektit. (Honorarordnung für Architekten und Ingenieure – HOAI) Sipërfaqja 1HA = 32.826,00 euro ose 3,28€/m2”, thotë Sveçla.
Tutje, thuhet se “Komuna e Prishtinës e paguan projektimin e hapësirave të gjelbra me çmim 7-fish më të lartë se në Gjermani”.