Lajme

Sveçla: 30 pjesëtarë të PK-së, FSK-ja dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit po bëjnë maksimumim për nxjerrjen e personave nga lumi

06/18/2023 12:27
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se dje ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, raporton GazetaBlic.

Sveçla thotë se, 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, shkroi tutje Sveçla.