Lajme

Suspendohet zyrtari policor që dyshohet se konsumoi lëndë narkotike brenda Komunës së Leposaviqit

01/31/2024 21:38
nga:G B

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së, kanë filluar një hetim pas publikimit të video-incizimeve të reja në mediumin “Nacionale”, në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

“Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor. IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftimin e tyre.