Lajme

Suspendohet përkohësisht një polic – shkak postimi në Facebook për pakënaqësitë në punë

02/05/2022 00:52
nga:Gazeta Blic

Zyrtari policor, Amir Hoxha, sapo ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e që sipas tij, ligjërisht iu takojnë .

Ai tha se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer vepë penale apo shkelje të rëndë disciplinore, teksa shtoi se ” fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .

“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore”, shkroi ai në Facebook.

“Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi”.

“Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, shtoi ai.

“Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh Hoxha.