Lajme

Suspendohet një rreshter e një polic për keqtrajtimin e një qytetari në veri

10/30/2024 20:44
nga:Y I

Një rreshter e një polic janë suspenduar nga puna me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”  zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, janë suspenduar dy zyrtarë, një rreshter dhe një polic. Suspendimi ka ndodhur me kërkesë të IPK-së, ndërsa vendimin e ka marrë drejtori i Policisë së Kosovës”, tha Elshani për “Gazeta Blic”

Hetimet për pretendimet për keqtrajtimin e një qytetari serb në veri të vendit kishin nisur më 26 tetor të këtij viti lidhur me një incident në sheshin “Car Llazar”.

/Gazeta Blic/