Lajme

Surroi: Në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i vepron në Kosovë

11/20/2023 21:42
nga:G B

Publicisti Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të Rezolutës 1244, vepron KFOR-i në Kosovë.

“Rezuluta 1244 shërben thellësisht për dy gjëra në referencë ndaj Kosovès në çështjet ndërkombëtare. E para është se në bazë të Rezolutës 1244 vepron KFOR-i në Kosovë  pra ende ë4shtӕ valid për prezencën ushtarake në Kosovë  pas marrëveshjes së Kumanovës, dhe KFOR-i nuk ka marrë mandat të ri”, ka thënë Surroi në ‘Debat Plus”.

“E dyta  ështӕ sepse deklarata e Pavarësisë së Kosovës ështӕ në përputhje me Rezolutën 1244, pra është produkt të vendosur në Rezolutën 1244 dhe ky ka qenë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vendosur që shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë tutje ai.

Surroi është shprehur se nuk e di pse është fujtur në këtë preambulë.