Lajme

Surroi: Duhet të ketë njohje mes Kosovës dhe Serbisë

11/20/2023 22:11
nga:N K

Publicisti Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të ketӕ njohje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Drafti i Asociacionit është implant juridik, mund të funskiojë në njërëan, mund tӕ funksionojë në anën tjetër, pra mund të funskionojë si zgjatim dhe kӕ4të ende nuk e dimë, ose mund të funksionojë si integrim brenda shtetit të Kosovës brenda një ndihme, e cila duhet të jetë ilegale sipas standardeve të OSBE-së. Por për t’u bërë ndihmë ilegale sipas standardeve të OSBE-së, duhet të ketë njohje mes Kosvës dhe Serbisë”, ka thënë Surroi.

Por sipas tij, mungesa e njohjes, e konsideron këtë operacion si zgjatim të institucioneve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës.

“Sepse mungesa e njohjes, mungesa e sigurisë juridike e konsideron tërë këtë operacion si zgjatim të institucioneve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, me leje të Republikës së Kosovës”, ka thënë Surroi.