Lajme

Surprizë në AAK: Ramush Haradinaj në numrin 11 të listës

05/12/2026 22:07
nga:Genita C

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet ta finalizojë sonte listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Burime të  GazetaBlic bëjnë të ditur se një nga befasitë në renditjen e listës është pozita e liderit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili thuhet se do të mbajë numrin 11.

Ndërkohë, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve nga subjektet politike në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundon sonte në mesnatë.