Sporti

Surprizë: Mbappe rikuperohet, mund të luajë ndaj Lille në Champions League

09/30/2024 16:18
nga:Lorik J

Superylli Kylian Mbappe është emëruar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e tyre në Champions League me Lille.

Skuadra franceze pret të mërkurën mbrëma kampionët e Evropës për klube.

Mbappe pësoi një dëmtim në javën e kaluar në fitoren 3-2 të Realit ndaj Alaves. Parashikimet fillestare ishin se Mbappe do të mungonte për rreth tre javë. Rikthimi i lojtarit ofensiv pritej të ishte pas pushimit ndërkombëtar, por lajmet nga Santiago Bernabeu janë inkurajuese.

“The Athletic” shkruan se ka mundësi që Mbappe të luajë disa minuta kundër Lille në Stade Morois.

Thibaut Courtois, Dani Ceballos, Braim Diaz dhe David Alaba mbeten jashtë skuadrës së Carlo Ancelottit për ndeshjen me francezët.

/GazetaBlic Sport