Lajme

“Surprizë”, Johnson e viziton Zelenskyn – ende nuk dihet se çfarë biseduan

04/09/2022 17:00
nga:Genita C

“Surprizë”. Kështu e ka cilësuar ambasada e Britanisë së Madhe në Ukrainë vizitën e kryeministrit të këtij shteti Boris Johnson, në kryeqytetin e Ukrainës.

Vizitën e Johnson në Ukrainë e konfirmoi e para vet ambasada.

Ende nuk dihet se çfarë tematike ka pasur takimi midis dy liderëve.

Ditën e djeshme në Kiev qëndruan Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.